‘Kishte lëndime’, policia jep detaje për gruan që u gjet e vdekur

14:55 | 04 Janar 2023

Policia: Viktima grua kishte lëndime.

Një grua është gjetur e vdekur në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia ka konfirmuar se viktima është hasur e lënduar e shtrirë në rrugë.

Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ekipi i Mjekësisë Ligjore.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për rastin në fjalë tha se rasti është duke u hetuar.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, ) të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër). Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

Komento: