
Policia e Kosovës ka arrestuar dhe më pas ka liruar në procedurë të rregullt një person në Mitrovicën e Jugut. Sipas raportit të Policisë, personi në fjalë kishte goditur fizikisht viktimën femë, transmeton FrontOnline.
”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje i njëjti e kishte goditur viktimën femer kosovare. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.