Kishte pamje si një 20 vjeçare, me këtë foto e kujton Selini nënën e saj të ndjerë

18:39 | 18 January 2019

Aktorja e njohur turke, Hande Erçel që tek ne u bë e njohur me rolin e “Selinit” tek seriali shumë i shikuar “Vajzat e diellit”, ka humbur personin më të dashur në jetë.

Handes, i ka vdekur nëna pas një sëmundje të rëndë që asaj i’u kishte lajmëruar në muajin shtator. Hande para disa muajve ka njoftuar gjithë fansat se nëna e saj është shtrirë në spital, pasi që ajo vuante nga kanceri.

Sipas mediave turke, në muajin dhjetor gjendja e nënës së aktores ishte përkeqësuar më shumë. Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët e Handes, të cilët përmes rrjeteve sociale kanë shprehur ngushëllimet për të.

Selini është në gjendje të keqe pas vdekjes së nënë dhe sot e ka kujtuar atë me këtë foto.

Komento: