
Kjaer synon ta mbyllë karrierën te Milani
Qendërmbrojtësi i Danimarkës, Simon Kjaer, ka pranuar se dëshirë e tij është që ta mbyllë karrierën aktive me fanellën e skuadrës së Milanit.
Kjaer së fundi ka rinovuar edhe për dy vite kontratën me Milanin dhe do të jetë pjesë e klubit nga “San Siro” deri në vitin 2024.
Kjaer ka insistuar se Milani është klubi i duhur për ta mbyllur karrierën dhe për këtë arsye synon një gjë të tillë.

“Është klubi perfekt për mua he natyrisht që dua ta mbylli karrierën këtu. Te Milani po ndihem mirë, e po ashtu edhe familja ime. Jam në vendin e duhur”, ka thënë Kjaer.
32-vjeçari iu bashkua Milanit në vitin 2020 dhe këtë sezon ka dhjetë ndeshje në të gjitha garat.
Gjatë karrierës, Kjaer ka luajtur edhe te Sevilla, Atalanta, Fenerbahçe, Lille, Wolfsburgu, Roma, Palermo e Midtjyllandi.