
Kjaer thotë se kanë besimin se do fitojnë Seria A.
Mbrojtësi i AC Milanit, Simon Kjaer ka zbuluar se synojnë që këtë edicion të fitojnë Scudetto.
AC Milani është ende i pamposhtur në Seria A, ndërsa është lider në tabelë, transmeton lajmi.
Kjaer ka zbuluar se trofeu është qëllim dhe në rast se nuk ia dalin ta fitojnë, atëherë do provojnë të marrin trofeun e Ligës së Evropës.
“Scudetto? Besojmë që do e fitojmë. Duhet të punojmë shumë. Udhëtimi deri në maj është i gjatë, por jam optimist”.
“Scudetto do ishte arritja më e madhe në karrierë. Nëse jo ligën, atëherë Ligën e Evropës”, deklaroi ai.
“Rossonerët” sonte do përballen me Sampdorian.