Kjo 107-vjeçare e mundi koronavirusin

14:25 | 14 Prill 2020

Gruaja nga Turqia bëhet 107-vjeçarja e dytë që mundi koronavirusin.

Një grua 107-vjeçare nga Turqia ka mundur koronavirusin, duke u bërë pacientja e dytë me Covid-19 e së njëjtës moshë që shërohet nga sëmundja.

Havahan Karadeniz u pranua në një spital në Stamboll një javë më parë pasi kishte simptoma të virusit. Ajo u shërua nga sëmundja dhe u lirua nga spitali më 13 prill, raporton Daily Mail, transmeton lajmi net.

Havahan vuante nga kolli dhe ethet e larta kur u testua për koronavirus dhe u pranua në Spitalin Kërkimor të Arsimit në Stamboll.

Havahan mendohet të jetë një nga pacientët më të vjetër në botë për të mposhtur virusin, pasi gruaja holandeze 107-vjeçare Cornelia Ras u shërua javën e kaluar.

Komento: