Kjo deputete kërkon që Ceca të mos lejohet të hyjë në Kosovë

22:08 | 07 December 2018

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu ka kundërshtuar ardhjen e Cecës në Kosovë.

Në një postim në Facebook , Musliu ka shkruar se ajo vjen vetëm për të promovuar urrejtje.

“Në Kosovë nuk po vjen këngëtarja Ceca, por bashkëshortja e Kriminelit më të tmerrshëm të historisë tonë të re. Po vjen bashkëshortja e Arkanit që ishte udhëheqës paramilitar dhe vrasës mizor i mijëra shqiptarëve në luftën e Kosovës.

Ceca nuk po vjen të prezantoj art në Kosovë, por për të promovuar urrejtje e për të goditur në plagët e hapura të shqiptarëve që i shkaktoj bashkëshorti i saj”, ka shkruar Musliu.

Musliu ardhjen e këngëtares e konsideron të papranueshme dhe të padrejtë, andaj ka bërë thirrje tek institucionet e vendit t’i ndalohet hyrja në Kosovës.

“Kjo është e pa pranueshme dhe e padrejtë, andaj unë nuk mund të heshtë. Apeloj të institucionet tona, mos ja hapni plagët popullit, mos lejoni që bashkëshortja e kriminelit të hyjë në Kosovë”, ka përfunduar Musliu.

Komento: