
Pas hedhjes së shortit për Kupën e Botës të vitit 2026, është mësuar edhe ndeshja e parë e këtij eventi masiv.
Bëhet e ditur edhe zyrtarisht, se ndeshja e parë në këtë event do të luhet mes njërit nga bashkëorganizatorët dhe një kombëtareje nga Afrika.
Është fjala për Meksikën dhe Afrikën e Jugut.
Kjo ndeshje do të luhet më 11 qershor në Mexico City.
Botërori i vitit 2026 nis me 11 qershor 2026 dhe mbyllet me finale e madhe me 19 korrik.