
Me përfundimin e sotëm të afatit të KQZ-së për listat e partive me kandidatët e tyre për zgjedhje, LDK-ja tashmë ka kompletuar të sajën.
Derisa bëri bujë lënia e Avdullah Hotit dhe Hykmete Bajramit jashtë 10-shes së parë, emrat e përfshirë në të janë po ashtu karakteristikë, raporton IndeksOnline.
Burime të IndeksOnline pohojnë se listës së 110 kandidatëve të LDK-së do t’i prijnë këta emra:
Vjosa Osmani;
Lumir Abdixhiku;
Kujtim Shala;
Doarsa Kica-Xhelili;
Lutfi Haziri;
Jehona Lushaku-Sadriu;
Albena Reshiti;
Ukë Rugova;
Jeta Statovci;
Anton Quni.
Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 7 qershor.