
Këtë të hënën, nis para-sezoni të Milan dhe Stefano Pioli do të mirëpresë dy të rinjtë që kanë qenë të huazuar: Yacine Adli dhe Tommaso Pobega. Të dy pritet të jenë pjesë e ekipit të parë në sezonin e ardhshëm.
Adli nënshkroi me Milanin verën e kaluar për vetëm 8 milionë euro, por kjo ishte për shkak se ata ranë dakord ta kthenin atë në huazim te Bordeaux për një sezon. Me fjalë të tjera, seanca stërvitore të hënën do të jetë e para për mesfushorin me klubin, përcjell ORAinfo.

Pobega ka qenë pjesë e ekipit të parë të kuqezinjve më parë, pasi ka kaluar në radhët e të rinjve dhe Pioli beson shumë tek ai për sezonin e ardhshëm. Ai ia doli jashtëzakonisht mirë me Torinon dhe shkathtësia e tij mund t’i vinte në ndihmë.
Siç ka shpjeguar Andrea Longoni në editorialin e tij të fundit për MilanNews, rikthimi i këtyre dy lojtarëve nuk mund të nënvlerësohet. Adli dhe Pobega do të jenë shumë të rëndësishëm për Piolin dhe Milanin që duan të fokusohen te të rinjtë: të rinj, të shkëlqyer dhe me perspektiva të shkëlqyera.

Para-sezon mund të japë indikacione të rëndësishme në lidhje me atë që Milani duhet të bëjë në treg. Pobega potencialisht mund të zëvendësojë Franck Kessie, ndërsa Adli ka luajtur në rolin numrit 10 shumë herë më parë. /ORAinfo/