Vazhdon çështja e Antoine Griezmann.
Kësaj radhe po përflitet se FC Barcelona do të përfitonte nga një shitje e mundshme e sulmuesit, ndaj duket se nuk po llogarisin shumë te francezi për sezonin 23-24, përcjell ORAinfo.
Sipas ‘The Athletic’, Manchester United mund të jetë pretenduesi kryesor i sulmuesit, pasi do të ishte i interesuar të ofronte një shumë të konsiderueshme parash në dimër për të nënshkruar me lojtarin e Barcelonës, i cili aktualisht është i huazuar te Atletico Madrid.
Nëse kjo do të ndodhte, skuadra ‘Cule’ mund të shmangte një problem të madh me klubin madrilen, duke qenë se pak ditë më parë u sugjerua që skuadra e Cholo mund të paditet për situatën në të cilën ndodhet Antoine për faktin se, në çdo ndeshje, ai gjithmonë del në fushë në minutën e 66-të./ORAinfo/