Kjo është 15-vjeçarja shqiptare që humbi jetën në aksident – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kjo është 15-vjeçarja shqiptare që humbi jetën në aksident

14:48 | 04 Korrik 2022

Dy të rinj të vdekur dhe 5 të plagosur është bilanci i një aksidenti targjik që ndodhi në Greqi.

Si pasojë e një aksidenti ka mbetur e vdekur edhe një 15-vjeçare shqiptare.

Mësohet se 15-vjeçarja ka qenë duke bërë shëtitje në det me të dashurin e saj dhe një çift tjetër, kur dhe ndodhi aksidenti tragjik që i mori jetën shqiptares dhe 23-vjeçarit.

Mediat greke raportojnë se makina me të cilën udhëtonin katër të rinjtë ka dalë nga rruga duke goditur një pemë dhe më pas janë përplasur kokë më kokë me një mjet bujqësor që po kalonte aty në ato momente.

Brenda mjetit bujqësor kanë qenë djali me nënën e tij 76-vjeçare, të cilët ndodhen në spital pasi kanë marrë plagë të lehta gjatë aksidentit.

Ndër të tjera mësohet se i riu 23-vjeçar, i cili ishte edhe drejtuesi i makinës, nuk kishte leje drejtimi, ndërsa mjeti ishte gjithashtu i pasiguruar dhe i përkiste nënës së tij.

Komento: