Kjo është 21 vjeçarja që vdiq në QKUK disa orë pas lindjes me prerje cezariane

22:59 | 10 Korrik 2020

Një 21 vjeҫare ka vdekur në QKUK pas lindjes me prerje cezariane.

Ka vdekur në Mjekësinë Sportive një lehonë e lindur në vitin 1999 me inicialet D.P. nga Komuna e Podujevës e cila sot në orët e pasdites kishte kryer lindjen me prerje cezariane.

Burimet brenda Klinikës Gjinekologjike tregojnë se lehona ishte sjell në Klinikë në gjendje të rëndë dhe me urgjencë i është kryer lindja.

Në Gjinekologji 21 vjeçarja ishte trajtuar për t’u dërguar sërish në Mjekësinë Sportive në kujdesin intensiv.

Ajo ishte në javën e 36 të shtatzënisë.

Komento: