
Është identifikuar 22-vjeçarja italiane që mbeti e vrarë nga të shtënat me armë zjarri gjatë festivalit “Aarau Rave” në Zvicër.
Viktima është Maria S., e cila kishte vetëm një muaj që ishte zhvendosur në Zvicër nga Italia, me synimin për të punuar dhe për të ndërtuar një jetë të re.
22-vjeçarja, e cila kishte përfunduar shkollën e hotelerisë, kishte gjetur punë si kameriere dhe synonte të vazhdonte studimet jashtë vendit, shkruan Bild, transmeton Klankosova.
Ajo u qëllua për vdekje rreth orës 02:30 të së dielës, kur festa po përfundonte.

Sipas Policisë Kantonale të Aargaut, Maria ishte viktimë e rastësishme.
Vdekjen e saj e ka konfirmuar edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cila i ka shprehur ngushëllime familjes së 22-vjeçares.