
Jetlira Foniqi është 25-vjeçarja e cila u vra mbrëmjen e së dielës në Malishevë.
Për vdekjen tragjike të saj kanë shkruar familjarët e të ndjerës, ndërsa policia ka bërë të ditur se shtatzëna humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, transmeton Klankosova.
Sipas policisë, e ndjera u gjet e plagosur së bashku me bashkëshortin e saj 26-vjeçar në dhomën e gjumit.
Ajo nuk arriti të iu mbijetonte plagëve të marra, ndërkohë i plagosuri sipas QKUK-së, është në gjendje të rëndë.