Kjo është agjenda e ditës së parë e kryeministrit Hoti

09:51 | 04 Qershor 2020

Këto janë obligimet e para që do të kryejë sot Kryeministri Hoti.

Pas marrjes së detyrë si kryeministër i Kosovës, Avdullah Hoti do të kryej disa obligime të zakonshme të kryeministrit.

Ju njoftojmë me agjendën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për datën 04.06.2020:

1. Mbahet mbledhja ceremoniale e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga Kryeministri Avdullah Hoti.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 09:30

2. Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

VENDI: Velani, Prishtinë

KOHA: 12:00

3. Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

VENDI: Prekaz

KOHA: 13:30

4. Kryeministri Avdullah Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë.

VENDI: Ministria e Shëndetësisë

KOHA: 15:30.

Komento: