Arma ‘e çuditshme’ që u përdor për ta ruajtur Bidenin.
Presidenti Joe Biden është takuar me mbretin e Belgjikës Filip në kuadër të samitit të NATO-s, por vëmendje të madhe mori përdorimi i armëve për të mbrojtur liderët.
Takimi u mbajt të hënën më 14 qershor dhe u vu re përdorimi i armëve anti-dron nga policët belg.
Dy lloje të ndryshme të sistemeve anti-dron mbaheshin nga anëtarë të Policisë Federale Belge, një që shkrep predha ndaj dronëve dhe një tjetër që përdor bllokimin e radiofrekuencës me të cilin kontrollohet droni.
Media të ndryshme kanë publikuar pamjet e forcave të sigurisë, ku shiheshin nëpër rrugë duke mbajtur këto lloj armësh. Thuhet se pushkët për rrëzimin e dronëve që përdor policia belge, i përkasin kompanisë austriake DroneShield.
Veprimi i policisë belge tregon se sa ekziston frika e sulmeve me dron apo atentatet ndaj liderëve botëror./TCH