Kjo është arsyeja pse çmimi i naftës në Kosovë është i lartë

21:13 | 11 December 2018

Qytetarët e Kosovës po ankohen se çmimi i naftës në vendin tonë është i lartë.

Në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, po diskutohet për çmimin e lartë të naftës në Kosovë.
Ekonomisti Hekuran Murati thotë se çmimi i naftës në Kosovë vazhdon të jetë i lartë vetëm për shkak të mbështetjes politike.

Sipas tij, tregtarët në Kosovë nuk do të mund të mbanin këtë çmim pa këtë mbështetje.

“Pa mbështetje politike nuk kish mund me ndodh që në berzë me ra çmimi e te ne mos me ndryshu”, tha Murati në Pressing me Leonard Kerqukin në T7.

Murati thotë se çmimi i transportit nuk është arsyetim pasi në berzë çmimi ka rënë për 30 për qind.

“Ka kosto të transportit por ne e kemi çmimin për 20 cent më shtrenjtë”, theksoi Murati.

Komento: