
Mediat italiane në afatin veror zbuluan se trajneri i Napolit, Rino Gattuso dëshironte transferimin e mesfushorit të AC Milanit, Franck Kessie.
Tekniku italian punoi me Kessie sa ishte në stolin e Milanit dhe dëshironte ribashkimin të Napoli, transmeton lajmi.
Gattuso kishte bërë kërkesë të bordi për shërbimet e mesfushorit, por në ditët e fundit transferuan Tiemoue Bakayoko nga Chelsea në formë huazimi.

Sipas Calciomercato, bisedimet mes Napolit dhe AC Milanit për lojtarin e Bregut të Fildishtë asnjëherë nuk nisën.
Arsyeja ishte se Kessie dëshironte qëndrimin dhe e dyta që “Rosonerët” do kërkonin së paku 30 milionë euro për 23-vjeçarin.
Tani, dy skuadrat do përballen sonte (e diele) në “San Paolo”.