Kjo është arsyeja pse Sarri po shkarkohet nga Chelsea

11:13 | 15 Shkurt 2019

Trajneri italian Maurizio Sarri i ka ditët e numëruar nën drejtimin e Chelseas.

Maurizio Sarri do të shkarkohet nga pozita e trajnerit të Chelseat sapo të bëhet e qartë që klubi nuk mund të kualifikohet për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, sipas The Times.

Prioriteti kryesor i këtij sezoni për Chelsean është të kualifikohet për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, mirëpo disfata turpëruese me rezultat 6:0 ndaj Manchester Cityt ka bërë që klubi londinez të zbresë në pozitën e gjashtë në tabelën e Premierligës, transmeton Express.

Triumfi në Evropa Ligë është një mënyrë tjetër sesi Chelsea mund ta sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve, pasi që fituesi i kësaj gare e siguron një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, gjasat që Sarri të triumfojë në Evropa Ligë me formën e tanishme janë të vogla. Përderisa italiani u prit krahëhapur nga lojtarët e Chelseat në fillim të sezonit, disa prej tyre veçse e kanë humbur besimin te trajneri.

Sarrit i ishte bërë e ditur që nga fillimi se klubi dëshiron të kthehet në garën më prestigjioze evropiane, në të cilët ata kanë dështuar të kualifikohen për dy nga tri sezonet e fundit, përfshirë këtu edhe sezonin aktual.

Futbollistët e kësaj skuadre besohet se janë të pakënaqur me qasjen strikte dhe të ashpër ndaj stërvitjeve. Për më tepër, ata janë të shqetësuar edhe sa i përket kufizimit të lirisë së lëvizjes në fushë gjatë ndeshjeve.

Lojtarët e Chelseat nuk janë të kënaqur as me orarin e stërvitjeve, pasi që nganjëherë ato fillojnë në orën 16:00 dhe vazhdojnë deri në mbrëmje.

Komento: