Kjo është arsyeja pse Zidane braktisi Real Madridin

15:33 | 13 Janar 2019

Zinedine Zidane u largua nga Real Madrid sepse ai donte të shiste Gareth Bale në vend të Cristiano Ronaldo, thotë Ramon Calderon përcjell ORAinfo.

Vendimi i Zidane për t’u larguar në fund të sezonit të kaluar pas një trofeu të tretë të Ligës së Kampionëve, habiti shumë.

Ajo u pasua disa javë më vonë nga transferimi i Ronaldo prej 100 milion euro për Juventusin dhe duket se të dy ishin të lidhur.

“Zidane këmbënguli në mbajtjen e Cristiano dhe shitjen e Bale,” tha ish-Presidenti Calderon për AS.

“Në vend të kësaj, Perez bëri të kundërtën. Zidane donte të kishte fuqi vendimmarrëse kur erdhi në nënshkrimin dhe shitjen e lojtarëve, por sugjerimet e tij u injoruan, kështu që ai vendosi të lëvizë.

“Zidane mori vendimin e duhur.”, ka thënë ai./ORAinfo/

Komento: