Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e Kryesisë.
Në këtë mbledhje pritet të nominohet kandidati për kryeministër nga kjo parti.
Tani LDK ka publikuar fotografi në mbledhja e sotme e Kryesisë ku pritet të zgjedhet kandidati për kryeministër.
Ajo që bije në sy janë karriget e zbrazura të Lutfi Hazirit e Agim Veliut, të cilët injoruan këtë mbledhje.
Ndërkaq, kandidatja më e përfolur për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani, duket në humor të mirë.
Nga ajo që kanë raportuar mediat në vazhdimësi, është bërë e ditur se kryetari i partisë, Isa Mustafa nuk do të jetë kandidat për kryeministër.
Ai në vend të tij preferon Vjosa Osmanin, e cila sipas tij do të ishte kundërshtarja më e denjë për Albin Kurtin.