Kjo është blerja e parë nga Bayern për afatin e verës

17:27 | 30 May 2023

Bayern kryen blerjen e parë, është një kroat

Bayern Munchen e ka kryer blerjen e parë të verës, pa nisur ende afati kalimtar veror. Bëhet fjalë për Ljuba Puljić, i cili largohet nga Osijeku në Bayern Munich për 2.8 milionë euro.

15 vjeçari për shumë njohës të futbollit llogaritet si njëri një nga lojtarët më të mirë në botë i lindur në vitin 2007.

Së fundmi ai ishte në Euro U17 si pjesë e skuadrës së Roberto Jarni, edhe pse është dy vjet më i ri se së bashkëmoshatarët.

Puljic është mbrojtës perspektiv dhe ishte synim i madh i Barcelonës.

Komento: