Caktohet data e re për derbin Arsenal – Manchester City.
Është caktuar data për ndeshjen e mbetur në Premierligë, mes Arsenalit dhe Manchester Cityt.
Kjo ndeshje ishte e paraparë të zhvillohej më 19 tetor, por u shty shkaku i angazhimit të “Topçinjve” në Ligën e Evropës – shkruan Gazeta Express.
Megjithatë, klubi nga Londra ka njoftuar se tashmë ka një datë të re për këtë përballje.
Ndeshja mes dy skuadrave të para në tabelë do të zhvillohet më 15 shkurt, në “Emirates Stadium”, nga ora 20:30.
Kujtojmë se Arsenali është lider në Angli me 37 pikë, pesë më shumë se Manchester City që është i dyti.