Kjo është data e re për zgjedhjet presidenciale në klubin e Barcelonës

18:30 | 26 Janar 2021

Vendoset data e re për zgjedhjet presidenciale në klubin e Barcelonës.

Klubi i Barcelonës, pas dorëheqjes së Josep Maria Bartomeut, do të mbajë zgjedhje të reja presidenciale.

Tre kandidatët kryesorë në këto zgjedhje janë: Joan Laporta, Toni Freixa dhe Victor Font.

Së pari, ka qenë e paraparë që zgjedhjet të mbahen më 24 janar të këtij viti, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi dhe ato u shtyen për një datë tjetër.

Bordi Drejtues ka konfirmuar 7 marsi do të jetë data e re për zgjedhjet presidenciale.

Ata gjithashtu bëjnë të ditur se do të jetë e mundur të votohet me postë me të gjitha garancitë, në pritje të njoftimit zyrtar.

Komento: