Kjo është deklarata e Anel Rashkajt pas kthimit të Kosova

07:36 | 04 Qershor 2019

Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve “Euro 2020’.

Anel Rashkaj është grumbulluar për herë të parë me Kosovën, prej se ajo udhëhiqet nga trajneri Bernard Challandes.

Në konferencë për shtyp mesfushori kosovar u shpreh i kënaqur që është rikthyer te Kosova, dhe tregohet optimist sa i përket rezultateve kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

“Nëse marrim parasysh ndeshjet e kaluara, duhet të jemi optimistë sepse ishin ndeshje mjaft të mira. Kundër Bullgarisë ishte ndeshje shumë e mirë, edhe pse munguan tri pikë. Nëse marrim parasysh ato paraqitje, duhet të jemi optimist. Është kënaqësi që jam sërish pjesë e këtij grupi.

Ka disa lojtarë të rinj që s’kanë qenë kur kam qenë unë, tani kualtiteti është më i lart. Shumicën e tyre e njoh edhe më herët. I kam përcjell të gjitha ndeshjet viteve të fundit. Më kanë pritur shumë mirë. Është një grup shumë i mirë. Jo veç si futbollistë, por kanë karakter në nivel të lartë”, deklaroi Rashkaj.

Komento: