Kjo është deputetja e vetme opozitare që po merr pjesë në votimin e Bordit të ZReE-së

13:24 | 02 Gusht 2021

Albena Reshitaj, e vetmja deputete opozitare që merr pjesë në votimin e Bordit të ZReE-së.

Mazhoranca e ka votuar pa opozitën zgjedhjen e Kryetarit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe dy anëtarëve të tij.

E vetmja deputete nga opozita që ka marrë pjesë në votim është Albena Reshitaj e AAK-së, njofton Klankosova tv.

Partitë tjera opozite e kanë lëshuar sallën e seancave plenare, duke mos marrë pjesë.

Komento: