Kjo është dhurata e parë që Laporta pritet t’ia bën Koemanit

13:27 | 12 Mars 2021

Laporta në ndjekje të Agueros.

Presidenti i ri i Barcelonës, Juan Laporta është duke i piketuar objektivat e tij për këtë verë dhe njëri ndër ta padyshim që është Sergio Aguero, raporton Le10Sport.

Trajneri i Barcës Ronald Koeman preferon transferimin e Memphis Depay mirëpo Laporta beson se duhet të jetë Aguero ai i cili duhet që të drejtojë sulmin e Barcelonës.

Objektivi kryesor i tij është padyshim Erling Haaland, mirëpo në rast të pamundësisë për transferimin e tij atëherë Aguero është opsioni më i preferuar nga presidenti katalanas.

Komento: