Pjesa e bardhë në thonjtë tuaj që mban formën e gjysmë hënës është shumë e rëndësishme dhe duhet të keni kujdes të mos e dëmtoni.
Kjo gjysmë-hënë ndryshe quhet edhe lunula (në gjuhën latine: Hënë e vogël), dhe është pjesë shumë e ndjeshme e thoit. Lunula, nëse dëmtohet, i gjithë thoi do të deformohet përgjithmonë.
Sidoqoftë, nëse e dëmtoni pjesën tjetër të thoit ose nëse iu bie thoi, lunula do të qëndroj në vendin e vet.
Më interesantja për lunulën është se nuk ka ngjyrën e bardhë, por vetëm duket kështu kur shikohet përmes thoit.
Në mjekësinë alternative besohet se lunula tregon shumë informacione të rëndësishme për shëndetin tonë të përgjithshëm. P.sh., mjekësia tradicionale kineze beson se mungesa e lunules tregon se jeni anemik apo keni mungesë të vlerave ushqyese, ndërsa lunula e zbehtë apo me ngjyrë blu, tregon se mund të keni diabet.
Sidoqoftë, nëse lunula e një personi mban ngjyrë të kuqe, ai/ajo mund të jetë duke vuajtur nga ndonjë sëmundje e rrezikshme kardiovaskulare.
Mungesa e lunules apo lunula shumë e vogël tregon se mund të keni probleme me tretjen, gjë që ndodh për shkak të metabolizmit të ngadaltë.