Millorad Dodik thotë se Kosova do të mbetet e Serbisë.
Presidenti i Republika Srpska, Millorad Dodik ka deklaruar se Kosova do të mbetet e Serbisë, e cila do të vendos përfundimisht për këtë çështje.
“Pa serbët nuk do të përmbyllet ky tregim”, deklaroi Dodik për mediat serbe, transmeton lajmi. net.
“Populli serb në fund duhet të ketë një mendim për çështjen e Kosovës”, u shpreh ai.
Dodik po ashtu ka theksuar se “vetshpallja e pavarur nga Kosova nuk mund të marrë verifikimin e plotë ndërkombëtar”.
Ai shtoi se Serbia ka të drejtë mbi Kosovën dhe theksoi se mbështet punën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për këtë temë.
“Vuçiqin duhet ta forcojnë këtu në Serbi si negociator në një prej momenteve më të rëndësishme për popullin serbë në tërësi dhe me fuqinë dhe vullnetin e popullit serb të kemi një zgjidhje të kësaj teme të vështirë”, u shpreh ai.