Kjo është e ardhmja e Thomas Strakoshës

19:15 | 02 Korrik 2021

E ardhmja e Thomas Strakoshës.

E ardhmja e Thomas Strakoshës, vendoset brenda pak ditësh!

Thomas Strakoshës i është paraqitur mundësia e rinovimit të kontratës. Shumë momente të vështira ka kaluar gardiani shqiptar në sezonin që lamë pas teksa u ul në stol nga Pepe Reina.

Këtë herë trajneri ka ndryshuar te Lacio teksa mbërriti njeriu i cigareve, Mauricio Sarri.

Ky i fundit ka në dorë vendimin për Thomas Strakoshën. Nëse Sarri vendos që Strakosha të jetë zgjidhje e dytë, portieri i Kombëtares është i larguar nga Lacio.

Ky është raportimi i “Corriere dello Sport” ndërsa në ditët në vijim do të mësohet përfundimisht edhe vendimi mbi këtë portier.

Komento: