
Ëndrra e Piolit: Të fitoj dicka të rëndësishme me Milanin.
“Unë po përgatitem për sezonin tjetër. Ëndrra ime? Të fitoj dicka të rëndësishme me Milanin”. Andrea Pioli është në ‘qiellin e shtatë’ pas kualifikimit në Champions.
I ftuar në ‘Milan TV’ vetëm një ditë pas mbrëmjes së Bergamos ku kuqezinjtë fituan ndaj Atalantës dhe siguruan një vend në kompeticionin më të rëndësishëm evropian, trajneri I ‘Djallit’ ka nisur llogaritë.
Për arritjen: “Në fillim të kampionatit gjithcka ecte mirë, sepse edhe ana psikologjike pas ndeshjeve radhazi të fituara ishte e lartë. Tensioni nisi kur nisëm të humbisnim disa ndeshje. Megjithatë skuadra e mbajti veten. Ndoshta ishim të mirë unë dhe Maldini që besuam deri në fund”.
Për tifozët: “I gjithë populli kuqezi na ka qëndruar pranë që në fillim dhe nuk na ka abandonuar kurrë. Dhe kjo është nga arsyet kryesore të arritjes”, ka thënë Pioli.