Kjo është femra që u gjet e vdekur mbrëmë në banesën e saj në Prishtinë

12:38 | 14 Maj 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Mbrëmë rreth orës 21:00 në Prishtinë është gjetur pa shenja jete një femër në banesën e saj.

Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes në rrugën “Agim Ramadani” së bashku me ekipin mjekësor ku është konstatuar vdekja e 31 vjeçares.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është Egzonë Lipaj nga Istogu, me banim në Prishtinë.

Trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi dhe se ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Komento: