Forma e Kosovës dhe Greqisë para përballjes së sotme.
Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Greqisë do të përballen sonte (e diel) në Prishtinë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Dardanët janë nikoqir të helenëve në takimin e dytë të vlefshëm për Grupin 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Ky takim pritet të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
Megjithatë, ekipi i Bernard Challandes nuk është në formë të mirë para këtij takimi dhe ky mund të jetë një shqetësim.
Nga pesë ndeshjet e fundit, Dardanët kanë vetëm një fitore dhe një barazim, ndërsa kanë humbur në tri raste.
Në anën tjetër, grekët qëndrojnë më mirë dhe në formë më të lartë.
Ata kanë shënuar tri fitore, një barazim dhe një humbje.