Kjo është ‘Fotografia e Ditës’

21:43 | 29 April 2019

Ramush Haradinaj ka publikuar ‘Fotografinë e Ditës’

Pas përfundimit të takimit të Samitit të Berlinit, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka publikuar një fotografi në Facebook.

Fotografinë në të cilën shihen liderët e Ballkanit Perëndimor, Haradinaj e ka quajtur ‘Fotografi të ditës’.

Në këtë Samit kryeministri kosovar ka thënë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, në kufijtë e saj ekzistues.

Pas takimit delegacioni kosovarë është parë i shoqëruar me atë serbë në një tavolinë.

Komento: