Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare në vendin tonë

20:22 | 27 Gusht 2026

Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet pa kolona dhe pa pritje të gjata.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 19:12, pritjet më të gjata për automjetet janë te Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit, ku hyrjet dhe daljet zgjasin nga pesë deri në dhjetë minuta.

Në Bërnjak, Glloboçicë, Jarinjë, Kullë, Merdarë, Muçibabë, Mutivodë, Stançiq dhe Vërmicë, pritjet për automjetet janë nga tri deri në pesë minuta.

Ndërkaq, në Qafë të Morinës pritjet janë nga dy deri në tre minuta, ndërsa në Qafë të Prushit nga një deri në dy minuta.

Për kamionët, pritjet në të gjitha pikat kufitare janë nga tri deri në pesë minuta. Aktualisht nuk raportohet për kolona as në hyrje dhe as në dalje.

Komento: