Kjo është gjendja e Hakan Calhanoglu pas infektimit me COVID-19

16:30 | 23 Janar 2021

Hakan Calhanoglu tregon se si po përballet me COVID-19.

Stefano Pioli kishte marrë ditë më parë lajmin se Hakan Calhanoglu është infektuar me virusin COVID-19 dhe do të mungojë për ndeshjet e ardhshme.

Pas infektimit, Calhanoglu ka postuar një foto në rrjetin e tij social në instagram, duke thënë: “Ditët e para ishin të vështira, por tani ndihem mirë”.

Ai gjithashtu ka dërguar një mesazh për të gjithë tifozët e tij dhe i ka falënderuar për urimet e dërguara.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet, ditët e para ishin pak të vështira, por tani nidhem më mirë dhe po vazhdoj izolimin siç pritej”, tha ai.

Milani do të luajë sot ndeshjen e tyre të ardhshme ndaj Atalantës, me fillim nga ora 18:00.

Turku kishte një mesazh edhe për këtë ndeshje. “Sonte do të bëj tifo për djemtë nga shtëpia, duke shpresuar të kthehem në fushë sa më shpejt të jetë e mundur. Forca Milano”, përfundoi ai.

Komento: