Kjo është gjendja e ”Nihanit” pas 10 ditë qënrimi në Spital

12:55 | 26 Janar 2021

Qëndroi 10 ditë në spital, kjo është gjendja e ”Nihanit”

Aktorja e turke, Neslihan Atagül pas disa problemeve shëndetësore ka qëndruar 10 ditë në spital. 28-vjeçarja u diagnostifikua me sindromë të zorrës së irritueshme.

Përmes një videos së publikuar në rrjetet sociale, aktorja tregoi se tani është mirë por, që ajo ka nevojë të pushoj. Neslihani gjithashtu ka falënderuar të gjithë që po i qëndrojnë afër në këto ditë jo të lehta.

“Përshëndetje për të gjithë. Së pari, faleminderit mijëra herë për mesazhet tuaja të mbështetjes, dëshirat e mira, qëllimet e mira, vizitat, dhuratat, lutjet dhe të qenit me mua. Ju jeni aq i mirë, nuk më la vetëm. Shume faleminderit… Siç mund ta shihni, nuk jam keq, jam mirë. Më duhej pak pushim. Kështu që do të pushoj edhe pak, por jam mirë.

Trajtimi im vazhdon.

Sa më shumë të pushoj, aq më mirë bëhem”, ka thënë ndër tjera aktorja. Pas këtyre problemeve Neslihani u detyrua që të largohet nga xhirimet e serialit “Vajza e ambasadorit” ku ajo është në rolin kryesor.

Komento: