Kjo është gjendja e pacientëve me COVID në spitalet e Kosovës

11:27 | 20 Shkurt 2022

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës nga Covid-19, po trajtohen 124 pacientë. 120 nga ta të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 4 të negativizuar.

Sipas një njoftimi të ShSKUK-së, me oksigjeno-terapi 88 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 11 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 53 pacientë

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 11 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit,12 pacientë

Spitali i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Gjilanit, 14 pacientë

Spitali i Gjakovës, 10 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 10 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient

Komento: