Kjo është gjendja e pacientëve me koronavirus që po trajtohen në spitalet e Kosovës

15:33 | 23 Shtator 2020

Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjithsej 202 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale të Kosovës, prej tyre 124 janë të konfirmuar se janë pozitivë me COVID-19.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 129 pacientë janë me oksigjenoterapi, prej tyre 4 në respiratorë dhe 6 me CPAP maskë.

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 49 pacientë, prej tyre 24 me oksigjenoterapi, 1 në respirator dhe 2 me CPAP maskë.

Në spitalet ë përgjithshme janë duke u trajtuar gjithsej 88 pacientë për COVID-19. Më së shumti po trajtohet në Spitalin e Pejës, ku gjithsej janë duke u trajtuar 26 pacientë.

Komento: