QKUK njofton për gjendjen e punëtorit të ndërtimtarisë që është rrëzuar sot duke punuar në ndërtimin e një çerdhjeje në Prishtinë.
Rastin e ka lajmëruar faqja “Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinë”, në Facebook, ku kanë publikuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes.
Ndërkaq i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Doktoresha Nerxhivane Kadriu ka treguar se gjendja e pacientit është duke u stabilizuar.
“Pacientit ka nisur t’i përmirësohet gjendja. Tani është i vetëdijshëm, ka lëndime por jo shumë të rënda”, ka thënë Kadriu.