Kjo është gjendja e të plagosurve pas tentim-grabitjes në një argjentari në Prizren – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kjo është gjendja e të plagosurve pas tentim-grabitjes në një argjentari në Prizren

19:59 | 15 Nëntor 2021

Gjendja e të plagosurve është stabile, pas tentim-grabitjes në një argjentari në Prizren.

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një tentim-grabitje në një argjentari në Prizren.

Një ekip emergjent ka shkuar në vendin e ngjarjes duke iu dhënë ndihmën mjekësore të plagosurve.

“Janë dy të lënduar, të plagosur me armë zjarri. Njëri është i moshës 61-vjeçare, që ka marrë plagë në abdomen dhe këmbë. Ndërsa tjetri është 28-vjeçar që ka marrë plagë në këmbën e majtë. Të dy janë duke marrë trajtim në Emergjencë. Aktualisht, të dy janë gjendje stabile por do duhet trajtim i mëtejmë, ndoshta edhe kirurgjik”- tha drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj.

Avdaj, poashtu mohoi një informacion të pakonfirmuar i cili thoshte se i lënduari 61 vjeçare kishte ndërruar jetë në spital.

“Për momentin nuk kam një informacion të tillë. Do të iu njoftojmë për çdo zhvillim por gjendja aktuale e të lënduarëve është stabile”.

Ndërkaq, më herët zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj tha se dyshohet se tentimin për grabitje e bënë tre persona të armatosur.

“Në rrugën ‘Adem Jashari’ ka ndodhur një tentim-grabitje në një argjentari. Të dyshuar janë rreth 3 persona te armatosur, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, tha Osmanollaj.

Komento: