Koronavirusi vazhdon të jetë i përhapur në Shqipëri.
Në 24 orët e fundit në Shqipëri fatmirësisht nuk raportohet për asnjë rast me përfundim fatal si pasojë e koronavirusit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë kryer 806 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 216 qytetarë dhe janë shëruar 251 të tjerë.
Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 82. Aktualisht janë 3.537 raste aktive me COVID, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë.
Shqipëria deri më sot ka kryer 1.959.160 teste për COVID-19. Prej tyre 327.369 kanë rezultuar pozitivë, 320.251 qytetarë janë shëruar, 3.537 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 3.581 pacientë.