Po vazhdon edhe më tej fluksi i madh i bashkatdhetarëve.
Vera gjithmonë sjellë kolona në pikat kufitare të Kosovës, kjo për shkak ardhjes të bashkatdhetarëve në pushime.
Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, sot kolona janë shkaktuar në pikëkalimin kufitar Merdare, në hyrje deri në 300 metra, ndërsa në dalje deri në 250 metra. Pritjet në këtë pikëkalim janë deri në 40 minuta.
Po ashtu kolona deri në 130 metra në hyrje janë shkaktuar edhe te Dheu i Bardhë, ndërsa pritjet janë deri në 25 minuta. Kurse sipas njoftimit të kësaj qendre në pikëkalimin Muçibabë janë shkaktuar kolona në dalje deri në 30 metra.
Në pikë-kalimet e tjera kufitare me shtetet fqinje qarkullimi zhvillohet normalisht dhe pa pritje të gjata. Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në ueb faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.