Zvogëlohen kolonat nëpër pikat kufitare .
Rreth një orë po presin qytetarët për të hyrë në territorin e Kosovës nga pika e kalimit kufitar në Muçibabë ndërsa në atë të Merdarës deri në 40 minuta, transmeton Indeksonline.
40 minuta po presin qytetarët edhe për të dalë nga Kosova në pikën tjetër kufitare, atë të “Dheu i Bardhë”.
Për dallim nga vikendi kur pritjet ishin shumë të mëdha, sot është me qetë në të gjitha hyrje-daljet nëpër kufij.