Kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

10:20 | 14 Gusht 2026
kjo-eshte-gjendja-neper-pikat-kufitare-te-kosoves

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar.

Sipas të dhënave të publikuara mëngjesin e sotëm, pritjet më të gjata për automjetet janë në pikën kufitare në Merdar, ku koha e pritjes për dalje nga Kosova shkon deri në 50-60 minuta.

Pritje të konsiderueshme ka edhe në Jarinjë, ku për dalje nga Kosova pritet 30-40 minuta, ndërsa kolona është rreth 400 metra.

Në Dheu i Bardhë, pritjet për dalje janë 10-20 minuta, me kolonë prej rreth 100 metrash.

Kurse në pikën kufitare Vërmicë, për dalje nga Kosova pritjet janë rreth 5 minuta, ndërsa kolona arrin në rreth 60 metra.

Komento: