Kjo është gjendja shëndetësore e Joe Biden pas infektimit me koronavirus

17:44 | 22 Korrik 2022

Joe Biden është infektuar me koronaviurs.

Lajme të mira vijnë për shëndetin e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili është infektuar me koronavirus.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, në një intervistë për CNN, tha se Biden i cili u konfirmua pozitiv dje, “është mirë dhe ka ende simptoma të lehta të Covid-19”.

Ai tha se do të kontrollonte sërish gjendjen e presidentit të premten. “Simptomat janë në thelb të njëjta. Deri në orën 10.00. tha se ndihej mirë” , theksoi mjeku.

Shtëpia e Bardhë njoftoi dje, se “Biden ka rezultuar pozitiv me COVID-19, po shfaq simptoma të lehta, do të vazhdojë të punojë, por në izolim”.

Biden, 79 vjeç, presidenti më i vjetër që Shtetet e Bashkuara kanë pasur ndonjëherë ka tre takime të planifikuara online të premten, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Komento: