Kjo është gjendja shëndetësore e nxënësve të helmuar në Mitrovicë

20:42 | 20 Maj 2022

Disa nxënës dyshohet se janë helmuar në Mitrovicë.

Më shumë se 10 nxënës të një shkolle të Prishtinës dyshohen se janë helmuar nga ushqimi në ekskursion në Mitrovicë. Ata po trajtohen në Spitalin e Mitrovicës dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani.

Sipas Sylejmanit 10 nxënës janë duke u trajtuar ende në Spitalin rajonal të Mitrovicës dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile. Ndërsa, nxënësit e tjerë janë liruar.

Nxënësit nga komuna e Prishtinës të cilët kishin shkuar për shëtitje në Mitrovicë sipas doktorit i kanë të gjitha simptomat e helmimit nga ushqimi që kishin konsumuar në një restorant në periferi të Mitrovicës.

Komento: