Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Luljeta Zhubi, ka thënë për REL se polici i plagosur më 8 dhjetor në veri të Mitrovicës, nuk është në rrezik për jetë.
Ajo ka thënë se zyrtari policor është plagosur në shpatull, dhe tani do të transferohet në Prishtinë për t’iu nënshtruar një intervenimi kirurgjik.
Sipas Policisë së Kosovës, sulmi ka ndodhur rreth orës 23:00 në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit.
Ky institucion ka thënë se njësitë që kanë qenë në detyrë “janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM”.