Kjo është gjendja shëndetësore e Remzije Mustafës sipas vajzës së saj

11:05 | 15 November 2019

Vajza e Remzije Mustafës tregon gjendjen shëndetësore të nënës së saj.

Anita Ferati, vajza e Remzije Mustafës, përmes një postimi në facebook, i ka falenderuar të gjithë ata që kontribuan për gjetjen e nënës së saj, pas tetë ditë zhdukje.Ajo ka shkruar se në pamundësi që t’iu përgjigjet secilit person që i ka shkruar, përmes këtij postimi, i ka falenderuar personat që ndihmuan në gjetjen e nënës së saj, teksa ka treguar se Remzija është mirë me shëndet.

“Ne pamundësinë qe te ju shkruaj te gjithëve per te ju thene Faleminderit .Me gëzimin ma te madhe ju informoj qe NENA jone është e gjalle dhe pranë neve. Ju falënderoj per përkrahjen dhe kontributin e dhëne . Zemrat tona janë te plotësuara. Zoti ju ruajte te gjithëve”

Komento: